Ulpiana e ka fituar derbin e sezonit në Ligën e Dytë, pasi e ka mposhtur rivalin direkt për inkuadrim në Ligën e Parë, Dardanën me rezultat minimal, 1:0.
Kjo fitore ka bërë që lipjanasit të dalin në pozitën e parë, duke e zbritur poshtë Dardanën.
Natyrisht, gëzimi te skuadra e Ulpianës është i madh, teksa trajneri, Megzon Visoka ka disa fjalë pas kësaj sfidë.
“Nje fitore e radhes nga luanat. Fitorja e 13 me radhe e cila na jep vendin e pare ne tabele. Vazhdojme tutje me shume krenari dhe besim ashtu siq besuam nga dita e pare”, ka shkruar Visoka në facebook.
Kujtojmë se prejse ka marrë drejtimin e Ulpianës, Visoka ka bilanc të 100 për qindtë, 13 ndeshje dhe 13 fitore
COMMENTS