E pabesueshme! “Origjina e Rita Orës nuk është nga Kosova”

E pabesueshme! “Origjina e Rita Orës nuk është nga Kosova”

Lajm i gëzueshëm nga këshilltarja e Berishës, Erla Mëhilli shtatzënë!

Rita Ora njihet në gjithë botën si këngëtare shqiptare nga Kosova

Por Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut zbulon në një intervistë për “Shqiptarja.com” se origjina e saj e vjetër është nga Kazazët e Shkodrës.

Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu.

Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku.

Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Regjisor i filmave artistik, i spektakleve dhe emisioneve televizive, por edhe dramaturg, gjyshi i Rita Orës me veprën e tij ishte dhe mbetet një nga personalitet më të mëdha të kulturës kosovare. Në këtë intervistë, përvec zbulimit të rrënjëve të familjes së Rita Orës, Kopi Kyçyku zbulon vlerat e trashëguara intelektuale dhe patriotike në familjen e Sahatçiut të madh. Ky rrëfim dhe këto foto, të bëjnë që lidhja emocionale e shqiptarëve me Rita Orën të bëhet edhe më e fortë. Rita Ora tashmë është një artiste e madhe, me famë botërore dhe pinjolle e një familjeje fisnike shqiptare.

Intervista

Ju keni bërë një libër për Besim Sahatçiun, gjyshin e Rita Orës (Sahatçiu). Pse e morët këtë nismë për biografinë, kur ju jetonit në Shqipëri dhe gjyshi i saj ka jetuar në Kosovë?

-Është një pyetje shumë me vend. Nuk ka qenë nisma ime për të shkruar këtë libër, sepse edhe kur m’u tha për ta shkruar, reagova si me gjysmë shakaje, “more do të thonë njerëzit në Kosovë se çfarë do ky jugor të merret me një personazh të Veriut të Epërm, i një feje tjetër, e të bëjë këtë biografi, përveç ndonjë interesi banal”.

Ideja dhe këmbëgulja ka qenë e kompozitorit Akil Koçi. Ky ka qenë miku im që e kam njohur në konferenca ndërkombëtare në Zagreb, dhe u miqësuam. Ishte Akili që më njohu me Besnikun të atin e Rita Orës dhe me Bekimin djalin tjetër të Besim Sahatçiut dhe u miqësuam. Familja e babait të Ritës është edhe familje tradicionale, edhe moderne. Fëmijët e Besnikut janë edukuar dhe kanë edhe një artiste moderne në familje, siç është Rita Ora, por edhe ajo është shumë e thjeshtë në komunikim, shumë e dashur dhe e edukuar.

Familja Sahatçiu (Ora) i përshtaten shumë mirë jetës në Angli. Gratë e kësaj familjeje janë zonja të vërteta shqiptare. Po ashtu edhe fëmijët e Bekimit, xhaxhait të Ritës janë të edukuar. Besniku ka mbaruar dy fakultete, një për anglisht dhe një për ekonomi. Ndërsa Rita, mbesa ka edhe një motër tjetër Elenën, që merrte me biznes dhe një vëlla Donin që është i vogël, rreth 17-18 vjeç

Si nisën kontaktet e para me familjen e tyre?

-Unë takova disa njerëz, me të cilët më duhet të bashkëpunoja, por me një kusht që të më lejonin të bëja sa më shumë takime, që të më vinin në lidhje me sa më shumë njerëz për të biseduar me ata që kanë punuar Besimi, me ata që e kanë takuar gjyshin e Rita Orës. Pra edhe miq edhe krushq e me radhë, sepse synoja që të bëhej sa më e plotë dhe e besueshme biografia e tij. Pra që secili që do të takoja, të vizatonte sa më shumë tipare dhe cilësi të tij, njëri imazhin, tjetri mënyrën si punonte, tjetri zemrën, njëri familjen dhe origjinën, që të dilte pra sa më i plotë portreti i tij fizik e shpirtëror.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)