E RËNDË në Velipojë, 30-vjeçari mbytet për të shpëtuar të fejuarën e tij

E RËNDË në Velipojë, 30-vjeçari mbytet për të shpëtuar të fejuarën e tij

600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje

Një pushues 30 vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në plazhin e Velipojës. Pushues të shumtë janë mundur t’i japin ndihmën e parë të riut nga Shqipëria, por pavarësisht gjithçkaje ai nuk ja doli të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë është raportuar për JOQ nga një qytetar i cili ka nisur edhe një video nga këto momente dëshpëruese për të gjithë, teksa mundoheshin ta mbanin në jetë 30-vjeçarin. Elvin Palaj, nga Dajçi hyri në det për të shpëtuar të fejuarën e tij që rrezikonte të mbytej, në plazhin e Vilunit .

Sipas qytetarëve që kanë raportuar për JOQ.al, Elvin Palaj u nxor në bregdet i mbushur me ujë dhe u bënë përpjekje të shumta që të shpëtohej pasi jepte shenja të dobëta jete, por pa asnjë sukses.

Mungesa e rojeve të bregdetit është e madhe dhe një prej shkaqeve që për shumë shqiptarë pushimet po kthehen në funeral.

Ky është rasti i dytë që mbyten pushues gjatë kësaj vere në Velipojë dhe i disati në mbarë plazhet e vendit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)