E tmerrshme: Emigrantët shiten në ankand si skllevër për qindra dollarë

E tmerrshme: Emigrantët shiten në ankand si skllevër për qindra dollarë

VV për ftesën e PDK-së: Veseli mund t’i mbledhë forumet e partisë, jo subjektet tjera politike

Ankande për qenie njerëzore si në epokën e skllevërve, ndodh edhe tani në Libi.

Dëshmia vjen nga një reportazh i televizionit informativ amerikan CNN, i cili ka publikuar një video, ky dy djem shiten nga trafikantët. “800 dinarë…900,1.100… të shitur për 1.200 dinarë (i barabartë me 800 dollarë)”, – shihet në videon-tronditëse të njeriut që nxjerr në ankand një të ri nga Nigeria, i cilësuar “një djalosh i fortë, i aftë për punë në fusha”.

Pasi kishte marrë një video denoncuese, CNN ka shkuar të verifikojë rastin në vendngjarje, duke regjistruar shitjen e një duzine personash në pak minuta. Falë kamerave të fshehura, televizioni amerikan ka arritur të zbulojë një trafik të paligjshëm të qenieve njerëzore. Në video shfaqet një “shitës”, i cili nxjerr në treg “një punëtor krahu, në gjendje që të punojë fort”.

Pas filmimeve, gazetarët i afrohen dy djemve “të shitur”, të cilët duken “të traumatizuar dhe të fiksuar nga çdo njeri” përreth.

Filmimet janë dorëzuar nga CNN tek autoritetet libiane, të cilët kanë premtuar se do të nisin një hetim. Togeri Naser Hazam, nga agjencia qeverisëse libiane kundër imigrimit të paligjshëm në Tripoli, ka deklaruar se nuk kishte asistuar asnjëherë në një shitje skllevërish, por se ishte në dijeni të bandave kriminale që drejtojnë trafikun e qenieve njerëzore.

Mohammed Abdiker, drejtor i operacioneve të emergjencave, në një deklaratë të dhënë prillin e shkuar pas një udhëtimi në Libi, e kishte cilësuar situatën si “të tmerrshme”, përcjell GazetaShqip.

Trupa televizive ka folur me Victory, një 21-vjeçar, i strehuar në “Treeq Migrant Detention Center” të Tripolit, ku imigrantët e paligjshëm mbyllen në qendra në pritje të riatdhesimit. Djaloshi ka treguar se është shitur si skllav “disa herë”, pasi paratë për të – të gjitha të përdorura për të mbërritur në Europë – kishin përfunduar. “I pagova trafikantët më shumë se një milion (mbi 2.700 dollarë), – ka treguar. – Mamaja ime ka shkuar në disa fshatra për të kërkuar para hua për të më shpëtuar jetën”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)