Edhe 2 të arrestuar në Lipjan për rastin “Subvencioni 2021”

Edhe 2 të arrestuar në Lipjan për rastin “Subvencioni 2021”

NISMA-s në Lipjan i bashkohen 100 të rinj

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe nëntë të dyshuar të tjerë për përfshirje në veprime të kundërligjshme në kuadër të operacionit “Subvencioni 2021”.

Sipas Policisë, arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, si pjesë e veprimeve hetimore dhe operative që lidhen më rastin e ditës së djeshme.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Policisë:

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arrestuar edhe nëntë (9) persona të tjerë.
Personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt.

Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim: tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës.

Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)