Po të ishte aprovuar një aplikacion i tij, në mesin e mashtruesve në listen e veteranëve të UÇK-së, ka mundur te gjindet edhe emri i kryetarit aktual të Lipjanit, Imri Ahmeti. Kështu del të jetë në bazë të rrefimit të Ramiz Qeriqit, ish-komandant i Bataliont të Dytë “Ruzhdi Salihu”, aktualisht keshilltar komunal në Kuvendin e Lipjanit.
Qeriqi thotë se e ka parë me sytë e tij aplikacionin e Ahmetit për veteran, ndërkohë që deklaron se është i gatshëm të deshmojë edhe per aplikacionin edhe per ate se Ahmeti nuk e kishte parë me sy frontin e luftës. Madje sipas Qeriqit, jo vetëm se Ahmeti nuk kishte dhënë asnjë kontribut për luftën, por sipas informacioneve që kishte ai, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kishte patur një episod jo të këndshëm me tre pjesëtarë të UÇK-së. Kjo sipas informacioneve të Qeriqit, kishte ndodhur në fshatin e Ahmetit në Torinë derisa ai po luante biliardo në një lokal, në kohën kur lufta kishta marre hov dhe po kallej gjithandej, ndërkohë që një mbrëmje në këtë lokal kishin befur tre pjesëtarët e UÇK-së, njofton Ulpianapress
“ E dij se cilët ishin tre pjesëtarët e UÇK-së, dy prej tyre janë dëshmorë, ndërësa njëri është jashtë Kosove, e për të cilët kam ndëgjuar se ia kishin dhënë disa shpulla Ahmetit”, thotë Qeriqi.
Se Ahmeti kishte provuar te kontrabandohej si veteran i UÇK-së, Qeriqi tregon edhe mospërputhjet në dëmshinë që Ahmeti ofron në aplikacionin e tij për të konkurruar për veteran, e të cilat, sipas Qeriqit, vertetojnë provën e përpjekjes së mashtrimit.
Qeriqi tregon se Ahmeti në apliakcionin e tij kishte shënuar se kishte qenë ushtar i UÇK-së prej datës 14 mars të vitit 1998, dhe se për këtë, si dëshmitar e kishte shënuar emrin e Heset Sahitit, ish-ushtar i U2K-së, dhe aktualisht Zv. Ministër i Arsimit.
“Kjo është përpjekje për të manipulur si me datën, gjoja se paska qenë ushtar i hershëm, poashtu edhe me emrin e Sahitit, që Ahmeti e ofron si dëshimitar, që do ti vërtetonte pohimet e tij. Heseti në mars nuk ka qenë ushtar i UÇK-së. Në luftë ka ardhur dikun kah qershori i vitit 98-të. Rrjedhimisht Heseti edhe po të donte, nuk do të mund t’i dëshmonte pohimet e Ahmetit, sepse bëhet fjalë për një periudhë kur Heseti ende nuk e kishte veshur uniformën e ushtarit ”, thotë Qeriqi.
Ai tutje shton se pas lufte e kishte përkrahur Ahmetin në rrugëtimin e tij politik, duke e kujtuar për njeri të drejtë, ndërsa deklaron se përkrahja e tij për Ahmetin, kishte përfunduar, kur e kishte kuptuar se kishte gabuar në vlerësimin e tij.
“ E kam kujtuar për njeri të drejtë, mirëpo doli se është njeri i keq dhe hajn. Se sa ka kontribuar Ahmeti për luftën, e dijnë të gjithë. Qysh ka mundësi që një njeri që ushtron aplikacion për veteran, pas lufte të mos guxoj as të dal në qytet. Unë e kam marrë për dore dhe kemi dalë në qytet, edhe pse kisha kritika nga shokët e luftës se pse po e përkrahja. Madje, jo rrallë Ahmeti më kërkonte që ta shoqëroja kur ai të dilte në qytet, ndërsa arsyen se pse nuk guxonte të dilte, unë nuk e dij”, përfundon Qeriqi./Ulpianapress
COMMENTS