“EDHE NËSE BËHET RROGA 500 EURO, NË KOSOVË NUK DO TË KETË PUNËTORË”

“EDHE NËSE BËHET RROGA 500 EURO, NË KOSOVË NUK DO TË KETË PUNËTORË”

Kosovari tregon se si iu shpëtua djali, përsërit fjalët: Beogradi, Perëndia dhe mjeku

Ministria e Financave dhe odat ekonomike kanë kundërshtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, të propozuar nga Këshilli Ekonomiko Social. Por kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte të rënda.

“Të gjitha parametrat dhe indikatorët kanë votuar për këtë në Këshillin Ekonomiko Social. Aty kanë votuar të gjitha edhe odat ekonomike”, tha ai për RTK-në.

Ai pret që vendimi i KES-it të respektohet nga ana e qeverisë së Kosovës. Sipas tij sot ka mungesë të punëtorëve të punës. “Kanë ikur vitet e fundit mijëra punëtorë. Kjo pagë prej 250 eurove është rritje simbolike”, tha ai.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i ikjes së punëtorëve për Gjermani atëherë edhe 500 euro me bë pagën minimale nuk do të ketë punëtorë.

“Mendoj se në Kosovë, edhe nëse brenda dy viteve e bën rrogën 500 euro, nuk do të ketë punëtorë profesional”, ja thënë ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)