Edhe një intelektual rikthehet në PDK e Lipjanit

Edhe një intelektual rikthehet në PDK e Lipjanit

Shpërfillet peticioni i 3 fshatrave për emërtimin e objektit të ri shkollor

Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjanit dhe eksperti për ekonomi e financa, Selatin Retkoceri, nesër (e hënë) në orën 10:00 pritet t’i bashkohet PDK-së, transmeton Ulpianapress.

Ai ka kohë që është pa parti, pasi që ishte larguar nga udhëheqësia e LVV-së në Lipjan vitin e kaluar. Po ashtu ai ishte edhe pjesë e këshillit të kësaj partie.

Ulpianapress kontaktoi me Retkocerin për ta pyetur rreth aderimit tij në PDK. Ai tha se me vetdije të plotë dhe pa kushte i bashkohem edhe njëherë partisë që i ka ndihmuar të formohet vite me parë.

” Me vetdije të plotë dhe pa kushte i bashkohem edhe njëherë partisë që i kam ndihmuar të formohet sepse kam vërejtur të lideri i PDK-së z.Kadri Veseli,se ka filluar furishëm të ballafaqohet hapur me këto dukuri si korrupcioni, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia, ngecja ekonomike dhe shumë dukuri tjera negative në shoqërinë kosovare që ishin dhe janë shëmtia e krejt Qeverive dhe pushteteve komunaleve që prej pas lufte e deri sot. Shembujt konkret që filluan brenda oborrit të vet janë shenjat më të mira se lideri i PDK-së iu ka shpallur luftë të gjitha këtyre dukurive që po e shuajnë shpresen dhe perspektiven e rinisë për të jetuar në Kosovë”, ka thënë fillimisht Retkoceri.

Ai tutje ka vazhuar duke thënë se “po rikthehem në PDK, kam besim në realizimin e krejt premtimeve që ka filluar ti shfaq kryetari i PDK-së, në tubimin madhështor të prezentimit të listës së kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së. Një listë prej ekspertëve ma të mirë që i ka vendi, por edhe pa akuza e procese gjygjësore në proces apo që priten akuza eventuale”.

Rektoceri në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i LVV-së për kryetar komune në Lipjan. Ai kishte fituar afro 3 mijë vota.

Deklaratë plotë e Retkocerit dhënë Ulpianapress:

“U largova nga PDK-ja para 5 vitesh, arsyet e largimit tim veq janë të njohura për qytetarët dhe opinionin e gjërë. Si një luftëtar i pakompromis kundër dukurive negative në institucionet lokale e qendrore, atëherë isha deklaruar hapur se nuk po luftohen sa duhet: korrupcioni, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia, ngecja ekonomike dhe shumë dukuri tjera negative në shoqërinë kosovare.
Diçka që kam vërejtur të lideri i PDK-së z.Kadri Veseli, është se ai ka filluar furishëm të ballafaqohet hapur me këto dukuri që ishin dhe janë shëmtia e krejt Qeverive dhe pushteteve komunale që prej pas lufte e deri më sot. Shembujt konkret që filluan brenda oborrit të vet janë shenjat më të mira se lideri i PDK-së iu ka shpallur luftë të gjitha këtyre dukurive që po e shuajnë shpresen dhe perspektiven e rinisë për të jetuar në Kosovë.
Tani kur po vendosi të rikthehem në PDK, kam besim në realizimin e krejt premtimeve që ka filluar ti shfaq kryetari i PDK-së, në tubimin madhështor të prezentimit të listës së kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së. Një listë prej ekspertëve ma të mirë që i ka vendi, por edhe pa akuza e procese gjygjësore në proces apo që priten akuza eventuale.
Përcaktimi i qartë i Kadri Veselit drejt:
1. Integrimit në të gjitha mekanizmat e BE-së.
2. Përcaktimin e qartë të bashkëpunimit dhe inkuadrimit në BE, duke nënkuptuar edhe liberalizimin e vizave për qytetarët.
3. Thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të dhe BE-në, si në zhvillimin ekonomik, ushtarak dhe ate politik.
4. Qartësia në përcaktimin euroatlantik dhe drejt përendimit.
5. Kultivimi i miqsisë edhe me shtetet e lindjes por gjithënjë duke ruajtur sovranitetin, integritetin, kulturën dhe traditat shqiptare të cilat nuk duhet të lëndohen nga kultura orjentale e shteteve të lindjes.
6. Luftimi i hapur i ekstremizmave fetar të të gjitha besimeve fetare.
7. Përcaktimi i qartë për përkrahje dhe hapje të dyerve për rininë në institucione lokale e qendrore.
8. Bashkëpunimi dhe miqësia me liderët e botës demokratike si SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe BE-ja.
Në fund dua të shtoj se atakimi i vlerave të UÇK-së, djemëve e vajzave më të mirë që luftuan kundër një ushtrie e forcave tjera paramilitare serbe, nuk bënë dhe nuk duhet të lejohet që askush të prek mbi dëshmorët e kombit, invalidët e luftës, viktimat civile, martirët e posaqërisht ndaj vlërave emblematike të familjes Jashari që u flijua për ta pasur një shtet të lirë e të pavarur. Unë mendoj se ka brenda secilës parti edhe në PDK, elemnte që e dëmtojnë shtetin, por besoj edhe në ate që është e vetmja parti që mund të ballafaqohet dhe ta liroj shtetin nga krejt dukuritë devijante që e kanë lodhur qytetarin dhe krejt popullatën e këtij vendi.
Me vetdije të plotë dhe pa kushte i bashkohem edhe njëherë partisë që i kam ndihmuar të formohet dhe në një far mënyre jam njëri prej themeluesve të saj.
PDK ka merita të mëdha për të gjitha proceset e pasluftës, ajo i duhet ende shtetit, sepse pa PDK-në nuk ka mundësi të merren vendimet e mëdha për të ardhmen e sigurtë të këtij vendi drejt NATO-s dhe BE-së”./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)