Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në konfliktin e Sirisë.
Mësohet se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës.
Sipas burimeve të kallxo.com, familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe po përgatiten të hapin të pame.
Të njëjtat burime nuk kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme i përfshirë dhe shkatërruar nga lufta.
Nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.
Dhjetëra kosovarë janë vrarë në Siri deri më tani.
Vitin e kaluar, kur ka raportuar para Komisionit për Siguri, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës.
Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 kosovarë luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë.
COMMENTS