Nora Gjakova është përfaqësuesja e dytë e Kosovës në Kampionatin Evropian në Xhudo që po zhvillohet në Tel Aviv që plasohet ndër tetë xhudistet më të mira, në kategorinë e saj të peshës.
Gjakova në luftën e saj të dytë në këtë evropian, pas një dueli shumë të fortë dhe shumë atraktiv, mposhti me ippon kundërshtaren nga Britania e Madhe Acelya Toprak.
Gjakova është një prej favoriteve për medalje në këtë kampionat dhe tashmë është e konfirmuar se në çerekfinale do të takohet me portugezen Telma Monteiro.Gjakova me Monteiron është takuar dy herë, mirëpo, të dyja duelet kanë qenë në vitin 2013.
Atëbotë në evropianin e Budpaestit portugezja kishte shënuar fitore, kurse në botërorin që ishte zhvilluar në Rio, Nora kishte qenë më e mirë.
Në çerekfinale, në kategorinë -52kg është plasuar edhe Distria Krasniqi. Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, përfaqësuesit tjerë të Kosovës në këtë evropian, luftërat e tyre i zhvillojnë në dy ditët e ardhshme.
COMMENTS