Edhe Sali Berisha reagon për zhvillimet në veri të Kosovës

Edhe Sali Berisha reagon për zhvillimet në veri të Kosovës

GJUKANOVIQ KËRKON NGA SERBËT TË HEQIN DORË NGA KOSOVA

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar për zhvillimet e sotme në veri të Kosovës, përkatësisht për arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ish-udhëheqësi shqiptar ka thënë se Gjuriq ka bërë një provokim të rrezikshëm në Kosovë.

“Te dashur miq, sot, ne zbatim te ligjit, policia e Kosoves arrestoi per hyrje te kundraligjshme ne territorin e Republikes se Kosoves njerin prej serbomedhenjve me te damkosur, ministrin Marko Gjuriç”, ka shkruar Berisha.

“Me kete rast le te denojme ne te dashur miq aktin e ketij provokatori te rrezikshem dhe te pergezojme autoritetet policore te Kosoves per pergjigjen e merituar ligjore qe i dhane atij”, është shprehur ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)