Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, në konferencën për media, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sulmoi gazetarin Besnik Tahirin, i cili i bëri pyetje kryeministir Ramush Haradinaj për votimin e demarkacionit
Pyetja e gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, e ka nervozuar Edi Ramën. Megjithatë, pyetja ishte e parashtruar për kryeministrin Ramush Haradinaj, por e ngacmoi edhe Edi Ramën.
“Z. Haradinaj a jeni penduar qe e keni votuar demarkacioni, sepse siç edhe Rama e permendi, ka qenë gabim?”, ishte pyetja e gazetarit.
Reagimi i Ramës ishte i shpejtë: “Ku e dëgjove se unë thash që është gabim. Ku e dëgjove që thash ashtu, unë jam këtu. Shko në kazan thuaje këtë, jo këtu para meje. Po deshe eja më prek nëse do me pa a jam i gjallë”, u tha Rama gazetarit Tahiri, transmeton Express.
E para se të parashtrohej kjo pyetje, Edi Rama për korrigjimin e kufirit tha se kjo është një çështje e cila duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik.
“Na takon të gjithëve që të ulemi të diskutojmë dhe ta shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu që ecën me fotografi e takime, por që nuk gjen zbatim në raportin konkret të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbe në tokën e rajonit tonë”, ka thënë Rama.
COMMENTS