Ekipi i FSK-së zë vendin e tretë në mesin e 137 ekipeve në një ushtrim në Mbretërinë e Bashkuar

Ekipi i FSK-së zë vendin e tretë në mesin e 137 ekipeve në një ushtrim në Mbretërinë e Bashkuar

Të rinjtë ia përmendin Kadri Veselit Vetëvendosjen, reagimi i tij befasues (Video)

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, arriti të zë vendin e tretë në garat ndërkombëtare ‘Cambrian Patrol’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me këtë, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnan Rrahman Rama ka deklaruar se nuk ka qenë një garë e lehtë, por që ekipi i FSK-së ka arritur ta përfundojë me shumë sukses, transmeton Indeksonline.

E për suksesin e tyre në këtë garë ka shkruar edhe zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani.

Ramadani ka publikuar një fotografi me pjesëtarët e FSK-së, fitues të vendit të tretë të kësaj gare.

Postimi plotë nga Radamani:

Forca Jonë, Krenaria jonë! 🇽🇰

Me ekipin e FSK-së që doli ndër 3 më të mirët nga 137 ekipe konkurruese në Ushtrimin “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)