Në stadiumin e qytetit të Shtimes u luajt ndeshja e fundit e javës së 20-të të Ligës së Parë mes Ulpianës dhe Vitisë, shkruan Ulpianapress.
Lipjanasit fituan me rezultat minimal 3-2, me tri gola të shënuar në pjesën e parëkurse mysafirët shënuan dy herë në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitoreje, Ulpiana forcon pozitën në vendin e parë, ndërsa Vitia nga pretendent për kryesuese tashmë e sheh vetën 6 pikë larg lipjanasve.
Mirëpo, burime të Ulpianapress mësojnë se lojtarët lipjanas me këtë fitore kanë fituar edhe premia nga presidenti i klubit DINO.
Sipas asaj që ka mësuar Ulpianapress, secili nga lojtarët e Ulpianës ka fituar nga 50 euro si premi për fitoren e arritur ndaj Vitisë./Ulpianapress/
COMMENTS