EKSKLUZIVE: Ja sa ushtarë, policë e paramilitarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe NATO-ja (DOKUMENT)

EKSKLUZIVE: Ja sa ushtarë, policë e paramilitarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe NATO-ja (DOKUMENT)

Ali Stublla selam partive, entuziazmi i fitores, po vërehet kudo

Lufta në Kosovë llogaritet të ketë filluar me sulmin e forcave paramilitare dhe policore serbe në familjen Jashari në Prekaz, më 5 mars të vitit 1998. Në aksionin e forcave serbe u vranë gati të gjithë anëtarët e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari.

Vetëm pak ditë më pas, respektivisht më 24 mars të vitit 1998, një front i ri hapet në Dukagjin, respektivisht në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Lufta e armatosur herë-herë frontale dhe herë-herë guerile ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtarake dhe policore serbe zgjati deri më 12 qershor të vitit 1999, kur në Kosovën hynë forcat e NATO-s.

Gjatë luftimeve të pandërprera gjatë kësaj kohe, në vijat e frontit ranë heroikisht shumë dëshmorë, por numëri më i madh i të të vrarëve ishin civilë të pambrojtur shqiptarë.

Në mënyra të ndryshme, humbje të konsiderueshme pati edhe armiku, ku u vranë ushtarë dhe policë serbë. Megjithatë deri më tash asnjëherë nuk është bërë publik numri i saktë i forcave serbe të vrarë si nga ushtarët e UÇK-së ashtu edhe nga bombardimet e NATO-s.

Ballkani.info për herë të parë dhe ekskluzivisht sjellë shifrat e sakta të ushtarëve dhe policëve serbë të vrarë para bombardimeve të NATO-s dhe pas tyre.

Ballkani.info ka siguruar listat ekskluzive dhe numrin e të vrarëve nga pala serbe, si dhe gradat ushtarake që i kishin.

Nga fillimi i luftimeve ndërmjet forcave tona dhe atyre të armikut, e deri në momentin e fillimit të bombardimeve nga NATO-ja, më 24 mars 1999, janë vrarë 148 policë dhe 45 ushtarë serbë. Në total ky numër shkon në 193.

Ndërkaq, që nga fillimi i bombardimeve e deri në hyrjen e KFOR-it në Kosovë, forcat serbe pësuan humbje të mëdha. Gjatë kësaj periudhë u vranë 578 ushtarë dhe 172 policë. Po ashtu edhe tre oficerë të graduar lartë, duke e çuar numrin në 753.

Në përgjithësi, që nga nisja e luftës e deri në përfundimin e saj, Serbia humbi gjithsej 946 ushtarë, policë e paramilitarë.

Ushtarët e oficerët e vrarë serbë

Nga numri i përgjithshëm prej 623 ushtarëve serbë të vrarë në përiudhën kohore 5 mars 1998 – 12 qeshor 1999, 82 ishin oficerë të lartë të Ushtrisë serbe (jugosllave), 48 ishin nënoficerë dhe 493 ushtarë të thjeshtë.

Nga numri i përgjithshëm i ushtarëve serbë, të vrarë pati edhe vullnetarë, 46 prej tyre, pastaj 216 ishin ushtarë rezervistë (paramilitarë), 26 oficerë rezervistë, etj.

Në këtë dokument ekskluziv të Ushtrisë së Serbisë që mban datën 1 mars të vitit 2000, potencohet një fakt interesant se numri i ushtarëve serbë të vrarë nga bombardimet e NATO-s dhe forcat e UÇK-së është gati i njëjtë.

Aty thuhet se nga 546 ushtarë serbë të vrarë, 248 janë nga aviacioni i NATO-s, kurse 246 nga UÇK-ja e që në dokument shkruan si ‘shiptarske teroristicke snage’ (forcat terroriste shqiptare).

Nga minat janë vrarë 33 ushtarë, ndërsa nga bashkëveprimi ndërmjet NATO-s dhe UÇK-së 19 ushtarë tjerë.

Këtu nuk është kalkuluar numri i policëve të vrarë.

Pra, llogaritur më thjesht, del që UÇK-ja të ketë vrarë e vetme, para bombardimeve të NATO-s, 193 policë e ushtarë serbë, ndërsa bashkangjitur edhe numrin prej 246 të vrarë gjatë bombardimeve numri shkon afërisht në 450 forca serbe të vrarë nga UÇK-ja. /Ballkani.info/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)