Ulpianapress mbrëmë raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin e Lipjanit, ku një përleshje në sheshin “Adem Jashari” ka përfunduar me therjen e një të riu, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve të Sinjalit, Prokuroria ka ndaluar pesë persona si të dyshuar për veprën penale “Tentim vrasje”: D.L., rreth 17-vjeçar i mituri që dyshohet se ka therur me thikë viktimën, K.L, reth 23-vjeçar, A.L, rreth 22-vjeçar, Xh.T, rreth 49-vjeçar, Q.T., rreth 18-vjeçar.
Të dyshuarit, sipas vendimit të Prokurorit , janë ndaluar në mbajtje, dy të miturit për 24 orë, ndërsa tre të rriturit për 48 orë.
Viktima B.T ka mbetur i plagosur rëndë nga thika dhe gjendet në QKUK në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa të rinj të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë liruar pas tretmanit mjekësor.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin e përleshjes së dhunshme që rrezikoi të shndërrohej në tragjedi.
COMMENTS