EKSKLUZIVE: Lajmërohet Sabit Pacolli, nuk kam akuzë nga shteti suedez. E gjitha është një triillim dashakeq

EKSKLUZIVE: Lajmërohet Sabit Pacolli, nuk kam akuzë nga shteti suedez. E gjitha është një triillim dashakeq

Sabit Pacolli i arrestuari për mashtrim në Suedi sillej me veturë luksoze në Lipjan (Foto)

I kontaktuar nëpëmjet telefonit nga Gazeta Ulpianapress, biznesmeni i njohur Sabit Pacolli, dukshëm i lënduar, gjë që verehej nga toni i tij me të cilin fliste, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nëpër disa media, me pretendimin se si kryetar Shoqatës së Strehimit në Malmo, ka përvetësuar rreth 22.4 milionë euro.

Ish-kryetari i AKR- së Lipjanit, akuzat e tilla i ka quajtur trillime të njerëzve dashakeq, ndërsa ka bërë të ditur se pas lajmit të publikuar, ai kishte kontaktuar policinë suedeze dhe avokatin e tij, që rezulton se ndaj tij nuk ka dyshime, per ato qe ngarkohet.

‘’Jo nuk është e vërtetë që unë jam i akuzuar nga shteti suedez. Kam kontaktuar edhe policinë suedeze edhe avokatin, mirëpo nuk kam asnje akuzë. Ky trillim është bërë nga ndonjë shqiptar që jeton këtu në Suedi, duke shpifur mbi shoqatën ku unë jam kryetar, mirëpo ju them të gjithë qytetarëve kosovarë, e posaqërisht atyre lipjanas, qe me letra ne jemi ne rregull e dashakeqet do te mbesin vetem me rrenat e tyre, sepse unë jam i hapun ti jap llogari te gjithëve.Jam njeri i popullit dhe i popullit do të mbetem, pavarësisht kjo i pelqeu apo jo ndokujt. Unë jam i drejtëpërdrejtë ndaj të gjtithëve dhe kjo po iu pengon disa shqiparëve që jetojnë këtu në Suedi, që për qëllim kanë të ma marrin drejtimin e shoqatës. Kjo gjithashtu, është vetëm një përpjekje për ta zhytur imazhin tim dhe familjes sime, që gjithë jetën ia kushtuam humanizmit duke i ndihmuar të tjerët” ka thënë në deklaratën e tij Sabit Pacolli, të dhënë ekskluzivisht për Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)