Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot në ora 16:00 mbledhje urgjente të Kryesisë për zhvillimet e fundit politike në vend.
Burime brenda PDK bëjnë të ditur se menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë do të ketë konferencë për media.
I njëjti burim ka treguar se në mbledhjen e Kryesisë së PDK do të vendoset për thirrjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme dhe për këtë tashmë PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Këto zhvillime të reja nga partia më e madhe opozitare vijn pas ceninit të raporteve Kosovë-SHBA që po ndodhin si pasojë e sjelljeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
COMMENTS