Ekskluzive: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të udhëheqin ekipin negociator të Kosovës

Ekskluzive: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të udhëheqin ekipin negociator të Kosovës

Arratiset nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan, kapet nga Policia

Burime të Persikopit kanë bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, njëherësh lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ai këtë ekip do ta kryesojë së bashku me kryetarin e Nismës, dhe zëvendëkryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn.

Pak më parë Periskopi ka raportuar se Ligji mbi negociatat si dhe Ekipi negociator i Kosovës në dialogun me Serbinë do të votohen në seancën e nesërme në Kuvend.

Partitë politike muaj më parë kanë nisur bisedimet për çështjen e krijimit të ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Votimi i nesërm nuk është paraparë në agjendën të cilën e ka prezantuar kryesia sot por sipas burimeve bëhet e ditur që marrëveshja mes partrive është arritur sonte në orët e vona.

Ndryshe ky vendim vjen në ditën e njëjtë kur krerët e shtetit patën takime me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Qeveria e Kosovës, në shtator të këtij viti, në krye të këtij ekipi kishte emëruar kryetarin e Nismës dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn. Ekipi do të ketë përfaqësues të koalicionit qeveritar si dhe ka vendet e rezervuara për ekspertë nga shoqëria civile si dhe përfaqësues të opozitës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)