Ekskluzive: Ylli i futbollit gjerman, trajner i ardhshëm i Kosovës

Ekskluzive: Ylli i futbollit gjerman, trajner i ardhshëm i Kosovës

MATTHAUS: OZIL NUK E NDJEN FANELLËN GJERMANE

Burime të Gazetës Express kanë mësuar se legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, do të emërohet trajner i ri i Kosovës.

Lothar Matthaus, legjenda e futbollit të Gjermanisë, do të jetë pasardhës i Albert Bunjakit, i cili u largua nga përfaqësuesja e Kosovës pas eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”

Gazeta Express e ka siguruar një fotografi të Matthaus me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e shkrepur mbrëmë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët nga FIFA në Londër.

Gazeta Express ka kontaktua Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), por këta të fundit nuk kanë dashur të prononcohen.

Matthaus e udhëhoqi si kapiten Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1990, dhe u shpall lojtari i vitit në Evropë po atë vit.

Në vitin 1991, ai u bë lojtar i parë ndonjëherë që fiton çmimin lojtari i vitit i FIFA-s. Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Inter.

Ndërsa si trajner, ai ka drejtuar ekipe kombëtare si Hungaria (2004-06) dhe Bullgaria (2010-11). Ai i ka drejtuar edhe skuadrat si Rapi Wien, Partizan Belgrade, Red Bull Salzburg e të tjera. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)