Eksperti ushtarak tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane nga FSK

Eksperti ushtarak tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane nga FSK

Kryeparlamentari Veseli udhëtoi për vizitë zyrtare në SHBA

24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur në Kosovë këto ditë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto mjete pritet të jenë në dispozicion të FSK-së pas miratimit të tri ligjeve në Kuvendin e Kosovës në fund të kësaj jave.

Seanca për themelimin e ushtrisë së Kosovës është paraparë të mbahet më 14 dhjetor.

Eksperti i sigurisë dhe ish-komandanti i FSk-së, Kadri Kastrati, ka treguar se për çfarë do të përdoren automjetet ushtarake amerikane të ardhura në Kosovë.

“Automjetet e blinduara i ka çdo ushtri, nevojiten për ushtarë për vendosjen e armatimit të llojllojshëm për me i arritë kapacitetet mbrojtëse ushtarake, të gjitha ushtritë kanë kësi lloj pajisjesh”, tha Kastrati për Kallxo.com.

Sipas tij, të njëjtat do të përdoren pas 14 dhjetorit, ditën kur në Kuvend pritet të votohet për themelimin e ushtrisë.

“Sa i kam parë unë këto janë automjete ushtarake dhe nevojiten për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, të cilat do të nevojiten pas 14 dhjetorit kur do të kalojnë ligjet por jo vetëm këto automjete, por do të duhet edhe automjete tjera e pajisje të tjera të sofistikuara për me ecë drejt ngritjes së kapaciteteve ushtarake të cilat mund të përmbushin misionin kjo forcë ushtarake”, ka shtuar ai.

Kastrati tha edhe se nuk duhet t’i vijë dikujt çudi pse po armatosemi si shtet, pasi që ushtria duhet të jetë e pajisur me mjete ushtarake.

“Kjo nuk duhet të na çuditë neve, sepse edhe në të ardhmen do të ketë pajisje të tjera të cilat do të jenë për nevoja të ushtrisë. Ne do të mësohemi të ardhmen shumë e ma shumë e shpesh që të shohim pajisje të reja që nevojiten për me ngrit kapacitetin ushtarak”, ka thënë Kastrati.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)