Emergjenca nga koronavirusi, anulohet falja e namazit të xhumasë si dhe namazet tjera ditore në Komunën e Lipjanit

Emergjenca nga koronavirusi, anulohet falja e namazit të xhumasë si dhe namazet tjera ditore në Komunën e Lipjanit

Erolld Belegu reagon pas lajmit se ai do të jetë drejtor i PTK-së

Këshilli i Bashësisë Islame në Lipjan në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka njoftuar për disa masa të marra nga Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm me COVID-19.

Përmes një postimi në “Facebook”, KBI njoftoi anulimin e faljes së namazit të xhumasë si dhe namazet tjera ditore, njofton Ulpianapress.

Njoftimi i plotë i KBI-së së Lipjanit:

Njoftim
Ju njoftojmë se, për shkak të gjendjes me Korona Virus, me vendim të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është pezulluar Namazi i Xhumasë si dhe namazet tjera ditore me xhemat në Xhami.
Prandaj, nesër nuk do të falet Namazi i Xhumasë në asnjë Xhami në Kosovë, por si zëvendësim të xhumasë, duhet të falni namazin e drekës nëpër shtëpitë e juaja !
Zoti na ndihmoftë ta kalojmë këtë sprovë!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)