Emiliano Salas do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindje, trupi i futbollistit rikthehet në Argjentinë

Emiliano Salas do t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindje, trupi i futbollistit rikthehet në Argjentinë

“Qielli i Prishtinës po gjëmon nga thirrja e emrit tënd”, letra emocionale e Ademit për Vokrrin

Futbollisti i njohur argjentinas, Emiliano Sala ka humbur jetën tragjikisht në një aksident ajror .

Lojtari ishte transferuar tek skuadra angleze Cardiff City dhe po udhëtonte me një aeroplan privat nga Nantes në Uells.

Por aeroplani ishte rrëzuar dhe trupi i pajetë i Sala ishte gjetur 10 ditë më vonë.

Trupi i Salas i ishte nënshtruar autopsisë në Angli, ndërsa tani është rikthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë për lamtumirën e fundit.

Homazhet e fundit për sulmuesin do të kryhen në qendrën stërvitore të skuadrës së tij të parë në karrierë San Martin.

Vdekja e Salas kishte tronditur botën e futbollit, ku shumë futbollistë kishin dhënë para për të filluar kërkimet për gjetjen e tij.

Rikthimi i tij në Argjentinë nga Anglia ka pasur një kosto të lartë, por të gjitha shpenzimet për të i ka paguar klubi i tij Cardiff.

Sala gjatë karrierës së tij përveç Nantes kishte luajtur edhe për Bordeaux, Niort, Caen e Orlanes. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)