Ulpiana arriti fitore ndaj rivalit direkt për promovim në Superligë, Vushtrrisë.
Skuadra vendase arriti t’i ndal tre pikët e plota duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Ulpianës, Emin Bajrami i cili u shpreh i lumtur me karakterin e skuadrës duke arritur ta fitonin ndeshjen pavarësisht se ishin në disavantazh.
“Jemi të lumtur me fitoren pasi mposhtëm ekipin rival për futje në Superligë. Kapëm ritmin e lojës, djemtë treguan karakter, është ndeshja e gjashtë që po e përmbysim, por kjo nuk është rastësisht.
I besoj punës që e kemi bërë, i kam pritë këto rezultate pozitive. Puna jonë si trajner shihet kur ne e instalojmë te ekipi karakterin fitues. Deri në fund të kampionatit jemi ekipi konkurrues për t’u promovuar në Superligë“, tha Bajrami.
COMMENTS