Emri i kryetarit Ahmeti në targa të veturave

Emri i kryetarit Ahmeti në targa të veturave

Kjo është logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Emri i kandidati të LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti tashmë po vendoset edhe në targat e makinave. Pronari i një veture nga diaspora, i cili pritet të udhëtoi për Kosovë këto ditë në mbeshtetje të Ahmetit, ka zgjedhur që si targë të personalizuar të vendos emrin e të parit të Lipjanit, njofton Ulpianapress.

Fotoja është publikuar nga një faqe në Facebook me emrin “Lidhja Demokratike”, e cili ka sqaruar se kjo veturë po niset nga Berllini për t’a mbështetur kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmetin.

Kjo nuk është hera e parë që në përkrahje të Ahmetit, simpatizantët gjejnë mënyra kreative për t’a dëshmuar përkrahjen për të, mirëpo edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla me bollëk, por format kanë qenë te ndryshme.

Kjo formë e përkrahjes ndaj kryetarit Ahmeti, ështe një dëshmi që simpatia për të ka shtrirje të madhe edhe në diasporë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)