ENDE ASNJË GJURMË TË POLICIT TRENA – NDËRPREHEN KËRKIMET PËR SHKAK TË SHIUT

ENDE ASNJË GJURMË TË POLICIT TRENA – NDËRPREHEN KËRKIMET PËR SHKAK TË SHIUT

Protesta te “Rruga e Kombit”, Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar se ekipet e kërkim-shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëve të FSK-së dhe AME-së deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trena.

Gashi për Kosovapress po ashtu ka thënë që për momentin ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

“Kërkimet kanë filluar sot në ora 9 në mëngjes, dhe kanë vazhduar deri në këto momente ku për pak kohë janë ndërpre kërkimet për shkak të kushteve jot ë mira atmosferike dhe reshjeve të shiut. Janë kontrolluar deri më tani 7 ura të cilat kanë qenë këtu në Lepenc do të thotë, por fatkeqësisht nuk kemi hasur në asgjë. I kemi edhe dy ura dhe do të vazhdojmë edhe ato ti kontrollojmë. Dje dhe sot janë kontrolluar 7 ura. Për momentin është tu ra shumë shi i madh dhe për momentin janë t’u pushu zhytësit edhe pjesëtarët e tjerë dhe po varet krejt prej kushteve atmosferike dhe nëse nuk ka rezultat sot nesër prapë në ora 9 fillojmë”, ka thënë zëdhënësi Gashi.

Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc në Han të Elezit. Trupi i pajetë i Malsorit ishte gjetur pas kontrollimit të një ure pas pesë ditë kërkimi, dhe varrosur nën ceremoni shtetërore. Ekipet ende po punojnë në gjetjen e trupit të Prenajt që dyshohet po ashtu se ka rënë në lum pas aksidentit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)