Ende nuk ka filluar seanca e cila ishte e paraparë të mbahet në ora 18:30

Ende nuk ka filluar seanca e cila ishte e paraparë të mbahet në ora 18:30

Merr flakë një shtëpi në Balullë të Lipjanit

Seanca e jashtëzakonshme që ishte paralajmëruar të mbahet në ora 18:00 ende nuk ka nisur.

Në sallën e seancave plenare gjenden disa nga deputetët e AAK-së si dhe deputetët e Listës Serbe.

Në sallë po ashtu është edhe ministri nga komuniteti turk, Mahir Jagxhillar, i cili është edhe pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë, që është propozuar nga Qeveria e Kosovës e që pritet të votohet në seancën e sotme.

Prej orës 12 e 30 kur u tha se do të ketë pauzë prej 20 minutash, më nuk ka pasur vazhdim të seancës.

Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në 16 e 30, por si duket pozita nuk ishte gati për votim, pasi mungojnë të gjitha votat, dhe u vendos që seanca të vazhdonte në orën 18:30.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)