Ëndrra e madhe e Ulpianës: Presidenti shpezon gjithçka për formacionin e mbijetesës

Ëndrra e madhe e Ulpianës: Presidenti shpezon gjithçka për formacionin e mbijetesës

A ka qenë në Belgjikë për heqjen e kilogramëve? Flet Shpend Ahmeti

Ulpiana nuk ka frena! Në merkato deri tani kanë ardhur Lekaj, Esosa, Avdulli, Franic, Fagiouli dhe Thaçi.

Por plani i presidentit Dino për të marrë lojatarë sa ma kualitativ nuk ndalet me kaq.Duke përfituar nga kriza e thellë që i ka kapluar disa skuadra, klubi lipjanas mund të bëjë edhe dy tentativa të tjera…

Në fakt, Dino me çdo kusht dëshiron që ekipi sa ma herët të siguroj mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, dhe për këtë arsye nuk po kursen asgjë që klubi i tij të ketë një formacion përrallor.Pëveç bizhuterive që janë të pranishme, ai dëshiron që të shtoj edhe dy të tjera që do të shëndërrisnin edhe më shumë.

Bëhet fjalë për Bara Mamadou Lamine Ndiaye, një lojtarë me CV të pasur, i cili vjen nga Superliga turke, e në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve hungareze, rumune e helvetike.

Kurse lojtari tjetër i cili mund të përfundoi në “Sami Kelmendi” është edhe Baton Zabërgja, por që akordi me këtë të fundit duket shumë i vështirë dhe thuajse i pamundur.

Nëse dyshja e Ulpianës, Dino-Bageri, arrijnë edhe këto dy transfere, atëher me meritë të plotë e meritojnë epitetin si “sheikët” e Superligës së Kosovës, pasiqë klubi lipjanas deri tani në radhët e veta ka ofruar lojtarë mjaft cilësor dhe kosto e shpenzimeve tashmë është mjaft e madhe, duke marr parasysh edhe përgaditjen e tyre e cila është duke u kryer në Antalia të Turqisë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)