Engel e siguron Mustafën se përkrahja e SHBA-së ndaj Kosovë do të vazhdojë

Engel e siguron Mustafën se përkrahja e SHBA-së ndaj Kosovë do të vazhdojë

Shpërndahen pajisje bujqësore për familjet në nevojë (Foto)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim mikun e madh të Kosovës, kongresistin amerikan, Eliot Engel.

Mustafa dhe Engel biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e SHBA-së për shtetin e Kosovës.

Kreu i LDK-së e falënderoi kongresistin Engel dhe SHBA-në për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, tha kryetari Mustafa.

Gjatë takimit, Mustafa foli edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e zgjedhjeve lokale si dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat.

Kongresisti Engel, sipas komunikatës së LDK-së, e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Kongresisti Engel, po ashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të tij dhe të SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)