Virtus Entella nuk ia doli të mbijetojë në Serinë B, duke u detyruar të zbresë një kategori më poshtë, në Serinë C.
Skuadra ku bëjnë pjesë edhe futbollistët e kombëtares shqiptare, Naser Aliji dhe Azdren Llullaku, pati shansin të diskutojë mbijetesën me Ascolin, në fazën Play Out, por nuk ia doli.
Të dyja sfidat përfunduan në barazim 0-0, duke bërë që në Serinë B të mbetej pikërisht Ascoli, duke qenë se kishte grumbulluar dy pikë më tepër gjatë kampionatit.
Naser Aliji luajti si titullar në të dy takimet Play Out, ndërsa Llullaku prej kohësh është harruar në stolin rezervë të Virtus Entellës./tch
COMMENTS