Ky është enterieri modern i modelit i cili mund të jetë më i shpejtë se Chiron i Bugattit.
Fjala është për Hennessey Venom F5 me kapacitet prej 1,600 kuajfuqi i cili është prezantuar në fillim të këtij muaji në panairin e veturave SEMA, në Las Vegas, transmeton Koha.net. Tani, për herë të parë janë publikuar fotografitë e enterierit të këtij modeli më të shpejtë në botë.
Siç mund të shohim nga fotografitë, të gjitha informacionet shoferi do të mund t’i marrë nga instrument-tabela digjitale e vendosur në timon dhe në dispozicion ka edhe një ekran të vendosur në mes.
Natyrisht, i gjithë enterieri është i kombinuar me lëkurë Alcantara dhe disa elemente nga fibra të karbonit.



COMMENTS