Enver Duriqi, ikona e futbollit të Lipjanit

Enver Duriqi, ikona e futbollit të Lipjanit

Doktori i njohur lipjanas i bashkohet Vetëvendosjes

Enver Duriqi një ikonë fanatike e lokalitetit të vet! Ishin vitet e 70-ta kur në Lipjan, në qytetin e banuar me shumicë serbe kishte pak hapësirë për ne shqiptarët që të tregonim aftësitë tona në të gjitha lëmit. Shtresa jonë intelektuale luftonte në krijimin e këtyre hapësirave sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në krijimin e kushteve të barabarta me komunitetin serb, si në shkollim, punësim dhe në struktura administrative të asaj kohe.

Ishte një luftë në vete! Lipjani kishte edhe KF Slloga që dominohej nga serbët. Ishte fundi i viteve 70-ta dhe fillimi i viteve 80-ta, kur duke ju falënderuar intelektualëve dhe patriotëve të asaj kohe filluam të dominojmë në të gjitha poret e jetës në komunën e Lipjanit. Në veçanti në KF Slloga. Falë akterëve kryesorë, Enver Duriqi dhe Habib Arifi, e vonë edhe Rasim Hajdini , ky klub i futbollit arriti të dominohej nga shqiptarët. Kjo gjeneratë e fundit të viteve 70-ta dhe fillimit të viteve 80-ta ishte gjenerata e Ligës së Parë të Kosovës, në konkurrencë me Prishtinën, Trepçën, Vëllaznimin, Lirinë, Gjilanin e Pejën! Njeriu kryesor për ofrimin e talenteve shqiptarë në klub ishte Enver Duriqi, me përkrahjen e strukturave politike të asaj kohe më në krye Habib Arifin, kryetar i Gjykatës komunale dhe në vitin 1981 kryetar i Kuvendit komunal.

Enveri ishte i vetmi lojtar shqiptar që në fillim të viteve 70-ta luante në formacionin e KF Slloga, e më vonë ishin në formacion Muharrem Mehmeti dhe Eshref Aliu, po ashtu dy legjenda nga Konjuhi i Lipjanit, duke ju bashkangjitur profesori i ndjerë, Emrush Reqica-Bukalli, i cili po ashtu dha një kontribut të madh në promovimin e sportit dhe futbollit në komunën e Lipjanit.

Përveq Emrushit pjesë e klubit ishin edhe tre vëllezërit e tij Fahrush, Lutfi dhe Fatmir Reqica. Konjuhi dha në vitet 70-ta edhe Hajrush Gashin futbollist të KF Slloga, derisa Gafurr Azemi, Ali Bunjaku, Ismet Krasniqi, Skender Ajeti, Besim Azemi e Fekmi Kongjeli ishin gjenerata e dytë e cila synonte prishjen e strukturave serbe për serbizim të klubit…dhe Enver Duriqi është ai i cili u përkujdes në zbulimin e talenteve të rinj shqiptar në mënyrë që klubi të dominohej nga shumica shqiptare, kuptohet edhe me ndihmën e strukturave politike shqiptare më në krye Habib Arifin.

Dhe po ky Enver Duriqi nga fillimi i viteve 80-ta sjell në klub Ragip Jasharin (dëshmor i kombit), Eshref Hashanin, Agim Aliun, Sylejman Aliun, Milazim Mehmetin, Sali Lugollin, Riza Aliun, Nuhi Bahtirin, Xhelil Gashin, Elmi Bublicën, Hysni Dragaqinën, Sami Kelmendin e Selim Bajramin tashmë të ndjer, por edhe shumë të tjerë që kërkoi falje që nuk më kujtohen emrat.

Mos të harrojmë se në vitet e 80-ta kemi inicuar që klubit të futbollit Slloga t’i ndrrohej emri konform kohës dhe rrethanave për çka kemi hasur në kundërshtim nga strukturat politike të asaj kohe! Në fund të viteve 80-ta unë Fekmi Kongjeli përjashtohem nga klubi pasi që reagoi në tendencën e serbizimit të klubit duke e shfrytëzuar situatën e ndërrimeve kushtetuese të Serbisë për Kosovën dhe duke eliminuar strukturat shqiptare që ishin të vendosura deri atëherë.

Megjithatë, përkundër kushteve të vështira dhe të përjashtuar nga objektet tona sportive, Enver Duriqi vazhdoi me përkushtim ta organizojë klubin në kohën e mëvetësimit të futbollit dhe jetë pjesë e tij edhe gjatë kohës së okupimit 90-99, por edhe pas çlirimit të Kosovës e deri në ditët e sotme.

Trajner krejt në fund dua të të them se je ikona e futbollit të Lipjanit. Të uroj shëndet e jetë të gjatë, duke të falënderuar për kontributin dhe sakrificën. Të falënderoj për dashurin dhe respektin që pate për të gjithë ne. Ti ishe edhe inspirimi ynë.

(Autori është përfaqësues i FFK-s dhe Menaxher i licencuar i FIFA-së).

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)