Era Istrefi ka komentuar golat e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit të shënuar në Kampionatin Botëror ndaj Serbisë.
Më 22 qershor në Kaliningrad, Zvicra triumfoi 2:1 në ndeshjen në grup ndaj Serbisë, ku dy golat për kombëtaren zvicerane i shënuan shqiptarët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, aktori i famshëm amerikan Will Smith dhe këngëtari Nicky Jam – të cilët e përformuan këngën zyrtare të këtij Botërori – u shfaqën në konferencë për media dy ditë para finales në Kupën e Botës.
“Më e paharrueshmja për mua ishte kur luajti Zvicra. Ishin dy lojtarë shqiptarë që shënuan gola, kështu që ishte e jashtëzakonshme, mahnitëse”, tha Istrefi për golat e Xhakës e Shaqirit. /Insporti
COMMENTS