Era Istrefi dje performoi në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës.
Ajo bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam performuan këngën zyrtare të Kampionatit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, e cila bëri gjithë shqiptarët krenarë, ka ndarë m ndjekësit disa momente nga ceremonia e djeshme.
“Pak nga performanca e djeshme ✨✨✨Një nga ditët më të mira në jetën time!!! ♥🙏🏻”, ka shkruar Era.
Ajo pas performancës kishte shikuar ndeshjen nga afër, ndërsa kishte ndërruar edhe veshjen, duke u shfaqur me ngjyrat blu dhe verdhë, që simbolizonin flamurin shtetëror, e po ashtu bëri edhe shqiponjën.
COMMENTS