Erdogan kritikon personalitetet franceze për deklaratat për Kuranin

Erdogan kritikon personalitetet franceze për deklaratat për Kuranin

Veseli: E ardhmja e FSK-së është në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishtere në Kuran.

Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si “të neveritshëm” dhe tha se ai po i sulmon “shkrimet e shenjta për myslimanët”.

Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar.

Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.

Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme.

“Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla”, tha Erdogan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)