Erdoganit i shkon përgjigja e Haradinajt, lajmi përkthehet nga mediet turke

Erdoganit i shkon përgjigja e Haradinajt, lajmi përkthehet nga mediet turke

Flet Kryetari Ahmeti për rastet me koronavirus, kërkon nga qytetarët të mos bëjnë panikë

Debati mes Recep Tayyip Erdoganit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj po merr vëmendjen e medieve botërore, ndërsa mediet turke janë përkujdesur të transmetojnë mesazhin që Haradinaj dje ia dërgoi Erdoganit nga Prishtina
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan – pasi Kosova ia dorëzoi gjashtë gylenistë, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif, – ka falënderuar përzemërsisht presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se kryeministrit Ramush Haradinaj duhet t’i vijë turp që shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për shkak të deportimit të gylenistëve.

Haradinaj vendosi që pas dy ditëve, në një organizim për Skënderbeun, të çonte mesazhin e tij te Erdogani. Presidentit turk i tha se Kosova i kryen vetë punët e saj, pa interferimin e Turqisë nga jashtë.

“Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15 për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars”, shkruan versioni anglisht i medies turke, Hurriyet, transmeton Express.

Ndërsa për kritikat e Erdoganit dhe reagimin e Haradinajt i kanë transmetuar edhe medie të fuqishme botërore. Washington Post përcjellë po ashtu mesazhin e Haradinajt nga evenimenti për nder të 550 vjetorit të heroit Skënderbeut. /Express/

COMMENTS