Erikseni e gëzon tifozin kosovar me nevoja të veçanta

Erikseni e gëzon tifozin kosovar me nevoja të veçanta

Barça bindi De Jongun me mesazhet e Neymarit

Mesfushori i Tottenhamit e gëzoi tifozin kosovar në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ylli i Danimarkës dhe Tottenhamit, Christian Eriksen, gjeti kohë për një tifoz kosovar me nevoja të veçanta, me të cilin bëri fotografi, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj përballjeje, e cila u zhvillua të enjten, edhe një tjetër kosovar e shfaqi dashurinë e tij për Eriksenin duke hyrë në fushë pak para përfundimit të ndeshjes dhe duke e përqafuar danezin, të cilit ia kishte kërkuar fanellën.

Megjithatë, mesfushori i Danimarkës e kishte rezervuar fanellën e tij për njërin ndër 25 ushtarët danezë të KFOR-it. Për më tepër, Kosova pritet të gjobitet për këtë veprim të tifozit edhe nga UEFA.

Përkundër që Erikseni kishte mbetur i habitur nga ai veprim i tifozit kosovarë, që kishte hyrë në fushë, ai kishte thënë se do t’i tregojë bashkëlojtarëve të tij anglezë në Tottenham për Kosovën.

“Kosova është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, do t’ju tregoj anglezeve që Kosova këtu është e rrezikshme dhe kualifikimi për Euro 2020 nuk do të jetë i lehtë”, deklaroi Eriksen.

Kosova do të përballet me Anglinë fillimisht më 9 tetor, e pastaj skuadra e Gareth Southgate do të vijë në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor. Këto dy ndeshje do të jenë të vlefshme për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Në këtë grup janë edhe Bullgaria, Republika Çeke dhe Mali i Zi. Ndeshja e radhës së Kosovës, e cila do të zhvillohet të hënën, do të jetë pikërisht ndaj Bullgarisë, kundër së cilës Kosova e fillon rrugëtimin drejt EURO 2020. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)