Ernest Zymberi apo siç njihet për publikun “Llukmani” tek seriali vendor “O sa mirë” u bë baba për herë të parë.
Ernesti dhe Albulena Rexhepi u bënë prindër të një vajze të cilët e pagëzuan me emrin, Mara, shkruan lajmi net.
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Ernesti jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë fansat e tij.
“Lena edhe une sapo u beme prind. Ka kohe qe e imagjinojme kete ndjenje. Ka kohe qe enderrojme kete moment. Fale Zotit po e perjetojme kete dhurate. Mara Zymberi lindi sot, bashke me te rilindem edhe ne me nje dashni te re ne mesin tone. Bota eshte e vogel e fjalet jane te pakta per ta pershkru kete ndjenje… Faleminderit Klinikes Amerikane dhe stafit te jashtzakonshem. Faleminderit Dr.Fitnete Nuraj per kujdesin e vazhdueshem dhe miresjelljen, ka shkruar aktori në postimin e publikuar.
Vlen të ceket se Ernesti dhe Lena kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë verën e kaluar.
COMMENTS