“Është biznes, jo organizatë humanitare”, i riu nga Lipjani ngjall dyshime për kompaninë që bën shitje në emër të humanizmit

“Është biznes, jo organizatë humanitare”, i riu nga Lipjani ngjall dyshime për kompaninë që bën shitje në emër të humanizmit

Lipjanasja Malda Seferi e ARTË në Mal të Zi

Një qytetar nga Komuna e Lipjanit ka shprehur sot në rrjetet sociale një eksperiencë të dyshimtë që ka pasur.

Endrit Gashi ka postuar në facebook një status të gjatë të cilit i ka bashkëngjitur edhe fotografi si dëshmi, e përmes të cilit ngjall dyshimet mbi mashtrimin me shitje në Komunën e Lipjanit.

Sipas tij, një kompani, duke shitur çamçakezë me çmim prej një eurosh dhe duke bërë thirrje për të ndihmuar personat në nevojë, është duke përfituar, pasi e njëjtja është e regjistruar si biznes dhe jo si organizatë humanitare.

Ky është shkrimi i plotë i Endritit (pa ndërhyrje):

Sot ne sheshin Adem Jashari ne Lipjan me ndaloi nje vajze, qe kishte dalur per te grumbulluar te holla kinse per familjet ne nevoje. Nuk kerkonte as me pak po as me shume sesa 1€. Isha pak per ngut dhe nuk e pyeta shume, ia dhash dhe i kerkova fature. Ma dha nje fature dhe nje orbit. Ne fature shkruante orbit me cmim 1€. Vajza tha se ishte nga Numan Holding, sic edhe shkruan ne fature. Pasi e kontrollova ne ARBK, pashe qe eshte e regjistruar si biznes dhe ende nuk jane bere 1 vit prej regjistrimit, me 3 punetore dhe nje kapital prej 5,000€. Ne asnje prej aktiviteteve te ketij biznesi nuk shkruante aktivitet humanitar dhe askund nuk eshte e regjistruar si OJQ. Ne Facebook shume pak likes faqja e tyre, pak postime dhe nje konkurs per promotere.

U ktheva ne shesh dhe i thash vajzes qe nuk qenkeni organizate por biznes, i krijuar me pak se nje vit me pare, me tre punetore. “Ku shkojne keto para?”, i thash. I tregova qe e kam hulumtuar dhe nuk ka te beje asgje me aktivitete humanitare.

“Nuk di une, qe kete çiken vete”, me tha per vajzen tjeter. Ajo u afrua per me e pa se ku eshte problemi, i tregova dhe me tha “po jemi biznes por e kemi marre nje projekt nga dy organizata humanitare”. Kur e pyeta cilat organizata jane ato, emri i tyre, me tha: “Nuk po te kallxoj”.

Pastaj vazhdoi dhe tha qe ”punon qe nje vit aty” kur kompania ende nuk i ka nje vit prej themelimit. Sipas saj, biznesi eshte moti por e paska ndryshuar emrin. Kur e pyeta si e ka pasur emrin me heret pra, prap me tha: “Nuk po te kallxoj”.

Dhe normalisht pastaj filloi me u frikesu, duke me pyetur mos isha polic. Une i tregova qe nuk eshte ne rregull me dal ne shesh, ne kete krize, me kerku para per familjet ne nevoje, duke mashtruar.

Nuk e di si eshte e mundur qe asnje inspektor, asnje polic kurre nuk i ndal me i pyet se per cfare kane dalur dhe per ke. Ftoj Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare qe ta hulumtoj kete biznes dhe aktivitetin e tyre ne Lipjan dhe Kosovo Police qe te zbuloje mashtrimin qe ky biznes e ben duke iu marre para qytetarve ne emer te familjeve ne nevoje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)