FA del me deklaratë për incidentin në tunel pas derbit mes Unitedit dhe Cityt, vendos të mos ndërmarrë asnjë veprim

Ja nga sa para do të fitojnë Federata Franceze dhe ajo Kroate

Federata Angleze e Futbollit [FA] ka dal me deklaratë për incidentin e famshëm në tunelin e Old Trafford pas derbit mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Djajtë e Kuq dhe Qytetarët luajtën mes vet më 10 dhjetor në derbin e qytetit, i cili u fitua nga City me rezultat 2-1.

Por, jo gjithçka shkoi në rregull pas ndeshjes, e cila u dominua nga mysafirët e Cityt.

Lojtarët e Pep Guardiolas u gëzuan jashtë-mase dhe gëzimin e tij e shfaqen me gjithë artilerinë e tyre duke kërcyer e bërtitur në tunelin e Old Trafford dhe zhveshtore.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Jose Mourinho, i cili u kërkoi të ndalin festën dhe pas saj u krijua një tollovi dhe përleshje, ku thuhet se u përfshinë 20 persona nga të dy skuadrat.

Sipas mediave aty pati hedhje të shisheve të ujit dhe qumështit në drejtim të njëri-tjetrit, teksa thuhet se ndihmës-trajneri Mikel Arteta mbeti i lënduar.

Pas kësaj ndodhie, FA kërkoi sqarime shtesë nga të dyja skuadrat pasi gjyqtari kryesor i takimit, Michael Oliver, nuk ishte dëshmitar i incidentit dhe nuk dorëzoi asnjë raport për këtë dhe FA vendosi ta hetoj vetë rastin, ndërsa tani kanë ardhur me deklaratë.

“Pas një shqyrtimi të provave të siguruara nga klubet dhe dëshmitarët e pavarur okularë, FA nuk do të ndërmarrë asnjë veprim formal”, thuhet në deklaratën e FA për incidentin në tunelin e Old Trafford. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)