Familja Shala nga Kleçka e Lipjanit, së bashku me disa donatorët tjerë nga Zvicra, kanë arritur sot ta përurojnë shtëpinë e re për familjen e Fahri Bojkut nga komuna e Vushtrrisë, i cili ka jetuar në kushte jo të mira ekonomike.
Në shënim e tij modest Sadri Shala, ka thënë se shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar nga bashkadhetarët në Zvicër, me iniciativë të Sherif Shalës, i cili i ka mbledhur mejtet për të ndërtuar shtëpinë e familjes Bojku.
“Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Fari Bojku, nga Dervari i Vushtrris.
Shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar nga bashkadhetaret në Zvicer, me iniciativë të Sherif Shala, i cili i ka mbledhur mejtet financiar për të rregulluar shtëpin bashkëluftëtarit tonë.
Unë dua ti falemnderoj nga zemra të gjithë ata mergimtar nga Zvicra që ndihmuan me mejtet financiare për rregullimin e shtëpis
Shtëpia është e ndërtuar sipas standardeve, me hapësirë dhe kushte për banim dhe jetë normale.
Urime shtepia familja Bojku, e gëzofshi”, ka shkruar Shala.
E Fahri Bojki, përfitues i shtëpisë, ka thënë se kjo është bërë falë angazhimit të familjes Shala të donatorëve dhe dashamirëve të shumtë që ka Kosova.
“Unë ndjehem shumë mirë. Sot familja ime dhe fëmijë e mi janë të qetë në aspektin e banimit. Uroj që të gjitha familjet të kenë fatin dhe një ditë të gëzohen sikur unë sot”, ka përfunduar shkurt ai./Ulpianapress/
COMMENTS