Fanellat e Barcelonës për sezonin e 2019/20 janë hakuar dhe kanë rrjedhur në internet, ajo për ndeshjet vendas e veçantë me katrorë sikurse e Kroacisë

Fanellat e Barcelonës për sezonin e 2019/20 janë hakuar dhe kanë rrjedhur në internet, ajo për ndeshjet vendas e veçantë me katrorë sikurse e Kroacisë

Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

Dizajni i Barcelonës për fanellat në shtëpi dhe ato si mysafir për sezonin 2019/20 është shfaqur në internet.

Fanella e shtëpisë për edicionin 2019/20, do të shfaqë një dizajn që është shumë ndryshe nga ai që klubi normalisht zgjedh klubi katalunas.

Me këtë dizajn mund të jetë i kënaqur Ivan Rakitiç që e ka përdorur më herët në fanellat e Kroacisë.

Siç e dimë, ngjyrat tradicionale të Blaugranas janë të kuqe dhe kaltër.

Ka pasur shumë thashetheme se Barca ka vendosur për një dizajn me katrorë në stilin e Kroacisë, version që ishte tallur, por tani disa imazhe që po qarkullojnë po e konfirmojë këtë fakt.

Sa i përket fanellave si mysafir janë shumë të bukura.

Fanella është e verdhë dhe përmban një shirit të kaltër dhe të kuq, që Johan Cruyff e kishte veshur në vitet 1970.

Të ngjashme me ngjyra Barca kishte edhe në vitet 2008 dhe 2010.

Fanellë pothuajse të njëjtë kishte veshur Andres Iniesta në ndeshjen që i dërgoi në finalen e Ligës së Kampionëve pas një barazim dramatik në Stamford Bridge. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)