Në stadiumin e qyteteti, sot u zhvillua derbi lokal, ndërmjet Ulpianës dhe Arbërisë.
Bardhekaltërtit kanë triumfuar me rezultatin 2-1 por sakaq, gjatë këtij takimi ka rënë në sy një fakt mjaft interesant që shikohet edhe në foton e këtij shkrimi.
Keshtu, në pankinën e Ulpianës siç dihet, shef i shtabit teknik është Emin Bajrami.
Por nga ana tjetër, ajo që ka rënë në sy në fushën e gjelbërt ka qenë i biri i Eminit, Alket Bajrami si kundërshtar. Ky i fundit është huazu te Arbëria javë më parë nga Ulpiana.
Në këtë menyrë, sot babë e bir kanë qenë kundërshtar të njëri- tjetrit, njëri ne pankinë si shef shtabi, kurse tjetri si mesfushor dhe në fund triumfoi babai kundër të birit./Ulpianapress/
COMMENTS