Faqja e gabimeve drejtshkrimore

Faqja e gabimeve drejtshkrimore

Ahmeti njihet nga afër me punimet në parqe

Si ithtarë të ambientit, me dëshirën më të madhe për ta dhënë kontributin tonë, jo për gjë tjetër, pos për të mos ia humbur hijeshinë këtij aksioni, domosdo që po ia korrigjojmë gabimet drejtshkrimore të Faqes Zyrtare të Komunës së Lipjanit. Kur të plasohen lajmet, sidomos të natyrave ambientale, nuk është e tolerueshme të zvetënohen ato me shkarravina drejtshkrimore. Ani pse në Faqen Zyrtare, e kanë të vështirë ta tejkalojnë shoqërimin me këtë dobësi.

Për hir të aksionit, shërbimi është gratis, duke besuar se nuk do ta keni të vështirë t’i gjeni korrigjimet. Kështu do të duhej të shkruhej pa gabime.

”FOTOLAJM/ Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka bërë mbjelljet e para të pemëve dekorative në parkun tek rrethrrotullimi për Magurë.
Lipjanit po i shtohen hapësirat gjelbëruese dhe parqet bashkë me këndin e lojrave për fëmijë.
Rregullimi i këtyre parqeve do t’i jep edhe një pamje më të bukur Komunës së Lipjanit’‘.

Kurse shkrimi me gabime i Faqes Zyrtare, është ky.

”FOTOLAJM/ Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka bërë mbjelljet e para të pemëve dekorativ në parkun tek rrethrrotullimi për Magurë.
Lipjanit po i shtohën hapsirat gjelbëruese dhe parqet bashkë me këndin e lojrave për fëmijë.
Rregullimi i këtyre parqeve do të jep edhe një pamje më të bukur Komunës së Lipjanit”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)