FARAT MË TË SHËNDETËSHME PËR ZEMËR SESA MISHI

FARAT MË TË SHËNDETËSHME PËR ZEMËR SESA MISHI

Pse është aq e vështirë lërja e duhanit?

Njerëzit që konsumojnë arrore dhe fara kanë rrezik më të ulët prej sëmundjeve të zemrës sesa ata që kryesisht konsumojnë mish, sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Hulumtuesit nga Shkolla Universitare Loma Linda në Kaliforni dhe AgroParisTech dhe Instituti i Kërkimeve Kombëtare Agronomike në Paris, zbuluan se tipi i proteinave e bën ndryshimin: mishi i kuq e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 60 për qind ndërsa proteinat bimore – arroret dhe farat – e shkaktojnë një zvogëlim prej 40 për qind të rrezikut.

Gjetjet e tyre u publikuan këtë javë në International Journal of Epidemiology.

“Derisa yndyrnat dietale janë pjesë e historisë për ndikimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, proteinat mund të kenë gjithashtu efekte të rëndësishme dhe të neglizhuara ndaj rrezikut,” tha dr. Gary Fraser nga Shkolla e Shëndetit Publik Loma Linda në një njoftim për shtyp. “Kjo dëshmi e re sugjeron se pasqyra e plotë me siguri i përfshin edhe efektet biologjike të proteinave në këto ushqime”.

Studimi i ekzaminoi 81,337 anëtarë të Seventh-Day Adventists, një grup që është pothuajse i ndarë baraz midis vegjetarianëve dhe mish-ngrënësve, nga viti 2002 deri në 2007, transmeton Koha.net. Meshkujt dhe femrat, ndërmjet moshës 25 dhe 44 vjeç, u pyetën se çfarë lloj ushqimesh konsumojnë në mënyrë të rregullt duke përfshirë sasinë e mishit, arroreve, drithërava dhe perimeve.

“Një shumëllojshmëri e gjerë e arroreve, të konsumuara në sasi të vogla çdo ditë, do ta ulin kolesterolin LDL të gjakut – pra kolesterolin e keq”, tha Fraser për Business Insider. Dallimi, tha ai, janë 10 deri në 14 arrore të përziera në ditë.

Gjatë periudhës nëntëvjeçare, hulumtuesit e shqyrtuan nga afër se çfarë konsumuan pjesëmarrësit, si dhe detajet e 2,276 vdekjeve në mesin e pjesëmarrësve, të cilat konsiderohen se kanë ndodhur për shkaqe kardiovaskulare.

Fraser tha se nutriticionistët i konsideruan “yndyrnat e këqija” në mish dhe “yndyrnat e dobishme” në arrore dhe fara, dhe tha se hulumtuesit kishin dyshuar gjithmonë se kjo bëri ndryshim në atë se çfarë lloj proteinash konsumuan njerëzit.

Hulumtuesit nuk i shqyrtuan vetëm dallimet midis proteinave të kafshëve dhe bimëve, por ata gjithashtu i shqyrtuan edhe burimet e tjera dietike, thanë ata. Hulumtuesit nuk gjetën lidhje të konsiderueshme për dridhëra, ushqime të përpunuara, bishtajore, fruta dhe perime midis faktorëve të proteinave.

“Lidhjes midis faktorëve të proteinave të “mishit” dhe “arroreve dhe farërave” dhe rezultateve kardiovaskulare ishin të forta dhe nuk mund t’i atribuoheshin ushqyesve të lidhur që konsideroheshin të rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular”, shkruajnë hulumtuesit në studim, përcjell Koha.net. “Dietat e shëndetshme mund të avokohen bazuar në burimet e proteinave, duke preferuar kontribute të ulëta të proteinave nga mishi dhe konsumime më të mëdha të proteinave bimore nga arroret dhe farërat”.

Fraser tha se studimet e ardhshme duhet t’i kërkojnë aminoacidet në proteinat e mishit që kontribuojnë në sëmundjet kardiovaskulare, si dhe nëse proteinat nga burimet specifike ndikojnë në faktorët e rrezikut kardiak të lipideve të gjakut, presionit të gjakut dhe peshës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)