Fati tragjik i biznesmenit shkodran, del në ballkon dhe bie nga 5 kate lartësi

Fati tragjik i biznesmenit shkodran, del në ballkon dhe bie nga 5 kate lartësi

Vdes ish-futbollisti i njohur lipjanas (Foto)

Një 57-vjeçar gjeti vdekjen mesditën e së enjtes, pasi ra nga kati i pestë i pallatit ku ai banonte.
Albin Hiluku ishte në ballkon, në banesën e tij në zonën e “Sahatit”, kur për një moment ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Goditja e marrë nga përplasja me tokën i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.

Ai ndodhej i vetëm në banesë, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin në punë dhe në shkollë. Lajmin tragjik e kanë mësuar vetëm kur familjari i tyre nuk jetonte më. Albin Hiluku ishte pronar i një pikë këmbimi valutor në qendër të Shkodrës, ku punonte me bashkëshorten e tij.

Megjithatë policia do të hetojë rastin në fjalë dhe me qetësimin e situatës pritet të merren në pyetje familjarët, për të mësuar nëse Hiluku ka pasur probleme që mund ta shtynin drejt një akti vetëvrasjeje. Nga dëshmitë e marra deri më tani 57-vjecari ishte njeri i rregullt dhe nuk kishte probleme personale, apo në punë. /Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)