Faturat e Thaçit në restorante derisa ishte kryeministër, dyshohet se ka paguar dy herë për një drekë

Faturat e Thaçit në restorante derisa ishte kryeministër, dyshohet se ka paguar dy herë për një drekë

Fluturon Arbëria në tabelë, arrin fitore të rëndësishme në shtëpi

Hashim Thaçi dyshohet se kishte paguar dy herë për një drekë të vetme që e kishte ngrënë me njerëzit e tij në tetor të vitit 2011, kur shërbente si kryeministër i vendit.

Fatura të cilën e ka publikuar sot Kallxo.com, tregon drekën luksoze që Hashim Thaçi, asokohe si kryeministër, e kishte paguar dy herë nga 1 mijë e 85 euro e 30 cent (1,085.30) me para të shtetit. Në total, shifra e së njëjtës drekë të Thaçit kishte shkuar në 2 mijë e 170 euro e 60 cent (2,170.60).

Dyshimi bazohet në faktin se në faturë figuron dy herë i njëjti çmim i drekës, mirëpo ndryshon përshkrimi lidhur me këto shpenzime. Në faturë theksohet se Thaçi harxhoi 1,085.30 euro për “drekë zyrtare” më datë 5 tetor 2011 dhe po ashtu figuron edhe një drekë tjetër për “Restaurant Puro” në po të njëjtën ditë; me po të njëjtin çmim.

Sipas dokumentit, dyshohet se Zyra e Kryeministrit Thaçi i kishte paguar mbi 2 mijë euro restorantit “Puro” në Prishtinë për një drekë të vetme që kishte kushtuar 1 mijë e 85 euro.

Fatura tregon se Thaçi dhe njëerëzit e tij kishin konsumuar tri lloj verërash italiane, “Marchesi de Frescobaldi” e cila kushtoi 55 euro; “Sessantanni” e cila kushton 48 euro dhe “Cicnis’ e cila kushton 42 euro.

Në total këto verëra i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth 500 euro, ose gjysma e totalit të faturës.

Në këtë drekë zyrtare, burrështetasit veç verërave italiane, kanë konsumuar edhe karkaleca deti, peshk levrek, file salmoni, file viqi, rucola sallatë e deserte të ndryshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)