Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), i ka kushtuar në mëngjesin e së premtes një artikull të veçantë, finales së Kupës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave. Në këtë shkrim flitet për suksesin e KV Kastrioti, sikurse edhe për dramën që solli kjo finale, e cilësuar si një prej më të mirave të para në volejbollin kosovar në dy dekadat e fundit.CEV në faqen e saj zyrtare në internet, ka postuar në vijim edhe lajmin për fitoren e KV Luboteni në finalen e Kupës së Kosovës në volejboll. Në këtë artikull përshkruhet atmosfera e bukur në pallatin e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, sikurse edhe rivaliteti në setin e parë (përfundoi 27:25), pas së cilit Luboteni i fitoi me dy setat vijues me shifra identike 25:22.
Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve, fitues i Kupës së Kosovës është Luboteni, skuadër e cila në finale fitoi ndaj Pejës me rezultat 3:0 (27:25, 25:22, 25:22).
COMMENTS