Në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës një grup fëmijësh nga Çerdhja Publike në Lipjan të shoqëruar nga drejtoresha dhe edukatoret e tyre sot kanë vizituar Kryetarin Imri Ahmeti të cilit i dhuruan simbole të punuara nga vetë ata për 10 vjetorin e Pavarësisë.
Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti i ka ururar fëmijët për 10 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit si dhe ju ka uruar shëndet e suksese në jetë.
Në anën tjetër fëmijët, përgjatë takimit me kryetarin Ahmeti, recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.
Në fund të takimit Kryetari Ahmeti së bashku me fëmijet kanë prerë torten me simbole të Shtetit të Kosovës.
COMMENTS