Ferizit nga Smallusha breshëri dhe shiu ia ka dëmtuar 80% të kulturave bujqësore

Ferizit nga Smallusha breshëri dhe shiu ia ka dëmtuar 80% të kulturave bujqësore

Nënkryetari Xhemajli bënë homazhe pranë lapidarit të Komandantit të Brigadës “135 Agim Zeneli” të UÇK-së, Lulzim Morina

Feriz Krasniqi nga fshati Smalluzhë i Komunës së Lipjanit ka 20 vjet që merret me bujqësi, raporton KTV.

Por, këtë vit, 80% të kulturave bujqësore ia ka dëmtuar nga shiu dhe breshëri, e më së shumti qepët dhe grurin.

Krasniqi thotë se nuk ka kujt t’i drejtohet për t’u rimëkëmbur, ndonëse bujqësia është i vetmi burim që ka për të mbajtur familjen. Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.

Dëmet janë regjistruar në sektorët perime-kulturë, vreshtari dhe pemëtari.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit të saj, ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e vendit, duke ndarë për këtë 6.7 milionë euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)